Shkenda Dubova po vjen me një super bashkëpunim

Mediale Vip

Shkenda Dubova po vjen me një super bashkëpunim

Më: 23 mars 2021 Në ora: 21:01
Shkenda Dubova

Një nga këngëtaret dhe biznismenet më të suksesshme në Kosovë padyshim që është edhe Shkenda Dubova.

Jo rastësisht edhe i është përshtatur epiteti femra e artë, pasi që aty ku ka shkelë me këmbë ka korrë sukese.

E bukur, joshëse, elegante, e zonja në profesion, janë vetëm disa prej virtyteve të pakta që mund ta përkufizojnë atë.

Ndonëse është prezente që një kohë të gjatë në skenën muzikore, Shkenda në njërën prej intervistave në ‘Glamour Zone’ u shpreh se është drejt lansimit të projektit të ri që do të jetë një super bashkëpunim.

Por, ndër te tjera këngëtarja ka thënë se ky projekt do të jetë i fundit, pasi që po largohet nga muzika për arsye se e ka gjetë veten në një tjetër profesion.

“Nuk jam e dedikuar për këtë punë. Do të thotë ‘Qejfi është më i madh se Stambolli’ por ndoshta një kohë kur fillova të bëjë shumë këngë më priste shumë mirë publiku, mua gjithnjë më ka pëlqyer fama. Kur kam shkuar në koncerte nuk e ndjeja veten mirë dhe pashë veten që unë jam për diçka tjetër”, tha Dubova.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat