Sot ka festë në familjen e Taulant Xhakës

Mediale Vip

Sot ka festë në familjen e Taulant Xhakës

Më: 25 mars 2021 Në ora: 12:48
Familja e Taulant Xhakës

Djali i futbollistit Klevis sot mbush një vjetorin e lindjes.

Çifti, Taulant dhe Arbnora nuk kanë hezituar ta urojnë me nga një postim në rrjete e tyre sociale duke i shprehur dashurinë dhe duke i treguar se ka qenë gjëja më e bukur që iu ka ndodhur në jetë.

Arbnora, ka ndarë me 30 mijë ndjekësit e saj fotografi nga fotosesioni që kanë realizuar për ditëlindjen e tyre të parë teksa shihet edhe torta e ditëlindjes.

Image

“Gëzuar ditëlindjen e 1-rë për djalin tim të vogël, mikun tim më të mirë dhe dashurinë time të parë të vogël. Ju jeni një vjeç tashmë? Ku ka shkuar koha? Ju jeni gjëja më e mirë që na ka ndodhur ndonjëherë. Faleminderit që më bërë nënën më të lumtur. Te dua Klevis”, kanë qenë fjalët e Arbnorës fjalët e saj për djalin.

Ndërsa, Taulanti ka postuar vetëm dy imazhe të Klevis në profilin e tij në Instagram derisa i ka shoqëruar me dedikim plot dashuri për ditëlindjen e tij të parë.

“Gëzuar 1-vjetorin e lindjes për djalin tim të vogël, mikun tim më të mirë dhe dashurinë time të parë të vogël. Ju jeni një vjeç tashmë? Ku ka shkuar koha? Ju jeni gjëja më e mirë që na ka ndodhur ndonjëherë. Faleminderit që më bëre babanë më të lumtur. Te dua Klevis”, ka shkruar Taulant Xhaka.

Ndryshe, çifti janë prindër për herë të parë të djalit të tyre.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat