Ledjana Prenga së shpejti ‘bodybuilder’?! Zbulon planet e saj në "Jashtë Loje"

Mediale Vip

Ledjana Prenga së shpejti ‘bodybuilder’?! Zbulon planet e saj në "Jashtë Loje"

Më: 25 mars 2021 Në ora: 21:03
Ledjana Prenga

Ledjana Prenga është një ndër konkurrentet e programit “Për’puthen” dhe tashmë e njohin pothuajse të gjithë, për shkak të audiencës së gjerë.

Pas hyrjes së saj në program, Ledjana shprehu edhe pasionin për sportin, kjo ishte edhe një ndër arsyet kryesore pse moderatorja, Sidorela Gjoni, e ftoi në emisionin “Jashtë Loje”.

Një intervistë speciale, ku konkurrentja zbulon disa nga momentet e saj më të veçanta në lidhje me jetën private duke nisur nga fëmijëria dhe deri tek planet e së ardhmes. E pyetur për këtë të fundit, ajo shprehet se pas Për'puthen do të garojë për "bodybuilding":

"Një dëshirë e imja është që të garoj për bodybuilding, kjo ka qenë që më përpara, para se të futesha në program. Është një instruktur që më ndjek Arbër Xhemali, është vërtetë shumë i talentuar, ai ka marrë pjesë edhe në gara është 'bodybuilder' domethënë edhe nga format e trupit që ka mund të kuptohet aftësia. Unë dua që pas programit të trajnohem me Arbrin dhe të garoj për bodybuilding. Përposë emisionit ky është një pasion i imi që dua ta ndjek."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat