Vajza 'Hermes' nga Shqipëria, koleksionon çanta që arrijnë vlerën mbi 100 mijë euro secila

Mediale Vip

Vajza 'Hermes' nga Shqipëria, koleksionon çanta që arrijnë vlerën mbi 100 mijë euro secila

Më: 26 mars 2021 Në ora: 06:29
Elona Varfi

Në emisionin “Rudina”, ka qenë në një lidhje me Skype një vajzë e cila është konsulente e markave luksoze, Elona Varfi. 

Ajo e ka krijuar familjen e saj në Londër, ku shfaqet gjithnjë në postime mes sendeve të luksit. Elona është martuar me djalin më të bukur, ish-misterin e parë Shqiptar Olti Xhezo, ku para 6 muajsh ata janë bërë prindër të një vajze.

Elona ka dhënë dhe një intervistë për median e njohur Daily Mail, ku në fokus ka qenë çanta Hermes, një aksesor mjaft i shtrenjtë që ajo shfaqet shpesh herë në postimet e saj në rrjetet sociale. Pyetja që lind është si ka mundësi që ajo ka gjithë këto çanta Hermes, të cilat sipas protokollit, Hermesi nuk ia shet kujdo çantat e veta.

"Ata funksionojnë sipas parimit të ekskluzivitetit. Dhënia e një çante Hermes është një gjë shumë ekskluzive që bëhet për klientë të veçantë. Unë duke qenë në këtë fushë, është ndryshe nga një klient normal sepse unë i përkas kësaj fushe tashmë dhe e kam biznes, kështu që unë kam krijuar një marrëdhënie prej vitesh, jam kliente e rregullt, jam njohëse shumë e mirë e firmës gjë që ata e vlerësojnë.

Duke qenë koleksioniste dhe unë vetë, gjithmonë kërkoj çanta që janë të rralla dhe do doja t’i kisha në koleksionin tim. Të gjitha çantat që shihni nuk janë  të gjitha të mijat, pasi unë i ble, i shes, janë pjesë e punës time, ose i kam të klientëve që i reklamoj duke i nxjerrë në foto dhe pastaj ato shiten në ankand. Unë kam një koleksion timin dhe synoj që këtë koleksion ta rris me kalimin e kohës. Deri më tani kam 11 çanta në madhësi të ndryshme.: -shprehet Elona.

Elona ka treguar se ka shitur në ankand edhe çantat më të shtrenjta dhe të veçanta të Hermes që kanë kapur vlerën mbi 100 mijë euro.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat