Titulli dhe look-u seksi në videoklip: Detajet e perlës së re nga Elvana Gjata

Mediale Vip

Titulli dhe look-u seksi në videoklip: Detajet e perlës së re nga Elvana Gjata

Më: 26 mars 2021 Në ora: 09:46
Elvana Gjata

Pak ditë më parë, miku i ngushtë i Elvana Gjatës, stilisti Valdrin Sahiti, zbuloi se këngëtarja kishte ardhur për disa ditë në Tiranë jo vetëm për ditëlindjen e Ermal Mamaqit, por edhe për projektet e saj personale.

Këngëtarja po bëhet gati për një tjetër projekt bombë! Valdrini ka publikuar në Instagram një video me Elvanën teksa të dy shihen duke udhëtuar bashkë me makinë.

Stilisti nuk ka dhënë asnjë detaj me tepër, sepse siç dihet Elvanës i pëlqen ta surprizojë gjithmonë publikun.

Mirëpo, dy-tre të dhëna për projektin e ri i morëm nga vetë Elvana. Këngëtarja ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram dy foto që tërhoqën vëmendje e të gjithëve.

Elvana jo vetëm që na tregoi pamjen seksi në videoklipin e saj të ri, por zbuloi edhe titullin e këngës të cilën po e presim me padurim.

“Loti” do të titullohet projekti që këngëtarja po sjell, për suksesin e të cilit jemi të bindur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat