Lovato e mashtroi veten me fejesë

Mediale Vip

Lovato e mashtroi veten me fejesë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 19:23
Demi Lovato

Këngëtarja Demi Lovato ka rrëfyer për problemet gjatë fejesës së saj me Max Ehrich, i cili i kishte propozuar vetëm katër muaj pasi çifti nisi lidhjen në marsin e vitit 2020.

Teksa lidhjes së tyre të goditur edhe nga pandemia i erdhi fundi në muajin shtator, ajo ka pranuar se romanca e shpejtë i dha një ndjenjë të rrejshme të sigurisë.

“E mashtrova veten, sepse ishte gjë e sigurt”, ka thënë ajo kur ka folur për arsyet e pranimit të propozimit të fejesës. “Natyrisht se kujdesesha për atë person, por brenda meje ndihesha sikur botës duhej t’i tregoja se jam në rregull’”, ka shtuar ajo.

“Tani kur jam e fejuar ose e martuar, jam krejt në rregull. Por, mendoja se nuk më duhej një unazë në gisht për t’u ndjerë e tillë, sepse e dija se duhej t’i rregulloja gjërat. Fejesa ishte si stabilitet, por nuk e shihja si të tillë dhe nuk këndellem nga stabiliteti. Më pëlqen të jetoj në rrjedhshmëri, por jo në kaos dhe kriza”, ka thënë dy herë e nominuara për çmimin “Grammy”.

Lovato u njoftua me 29-vjeçarin në muajin mars dhe u karantinuan së bashku gjatë izolimit nga pandemia. U fejuan në muajin korrik, ndërsa u ndanë në muajin shtator.

Ajo dhe ylli i filmit “Young and the Restless” i dhanë fund lidhjes për shkak se aktori shfrytëzoi famën e saj për mundësi të reja.

“Ajo përdorej si dinamikë e lidhjes, sepse Maxit i pëlqente vëmendja. Ai ishte i lumtur për mundësitë e karrierës që nisën t’i krijoheshin”, ka thënë një burim për revistën “Us Weekly”.

Intervista e saj u realizua vetëm pak javë pasi rrëfeu për sulmin seksual dhe teprimin me përdorimin e drogave.

Ajo ka thënë se pranimi i problemeve publikisht ishte diçka çliruese për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat