2 Ton shtyn publikimin e këngës së re, me rastin e vdekjes së aktorit Rasim Thaçi – Cima

Mediale Vip

2 Ton shtyn publikimin e këngës së re, me rastin e vdekjes së aktorit Rasim Thaçi – Cima

Më: 26 mars 2021 Në ora: 23:05
2 Ton dhe Rasim Thaçi – Cima

Reperi i njohur shqiptar, 2 Ton, e kishte paralajmëruar për sonte (e premte) publikimin e këngës së tij më të re.

Mirëpo kënga me titull “Fytyra jote” e paraparë të publikohej sot, është shtyrë për ditën e nesërme (e shtunë), dhe këtë e ka bërë të ditur vet reperi ferizajas përmes një njoftimi në InstaStory.

2 Ton ka bërë të ditur se kjo shtyrje është bërë për shkak të ndarjes nga jeta të aktorit të humorit, Rasim Thaçi – Cima.

“Për shkak të vdekjes së aktorit tinë Rasim Thaçi – Cima, klipi shtyhet për nesër! Ngushëllime familjes”, ka shkruar 2 Ton.

Image

Reperi nga Ferizaj, emri i vërtetë i të cilit është Arton Avdyli, është njëherësh duke shijuar edhe suksesin e projektit të tij muzikor “Kampion”, të cilin e publikoi vetëm pak javë më parë.

Përndryshe, humoristi Rasim Thaçi – Cima humbi betejën e tij me virusin COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa varrimi i tij është paralajmëruar për të shtunën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat