Teksti politik skualifikon Bjellorusinë nga Eurovision 2021, Lukashenko nuk dorëzohet: Do të çojmë këngë tjetër

Mediale Vip

Teksti politik skualifikon Bjellorusinë nga Eurovision 2021, Lukashenko nuk dorëzohet: Do të çojmë këngë tjetër

Më: 27 mars 2021 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Bjellorusia, është skualifikuar nga Eurovision Song Contest 2021,  për shkak të tekstit të këngës.

Mediat ndërkombëtare, bëjnë me dije se banda Galasy ZMesta, e cila ishte zgjedhur për të konkuruar në festival, është skualifikuar pasi kënga e tyre ishte me tekst politik.

Kënga e tyre “Unë do të të mësoj” ndezi një reagim të ashpër nga opozita vendase, gjë e cila bëri që kënga të mos transmetohet.

Mediat bëjnë me dije, se transmetimi i këngës mund të legjitimonte shtypjen e dhunshme të Alexandër Lukashenko, ndaj protestuesve vitin e kaluar, pasi ai pretendoi fitoren në zgjedhjet e diskutueshme presidenciale.

Në një deklaratë, Bashkimi Evropian i Transmetimeve tha se kishte kontrolluar me kujdes hyrjen e re për të vlerësuar të drejtën e bandës muzikore për të konkurruar.  Por pas vlerësimeve një zëdhënës tha se ishte konkluduar se kënga ishte në shkelje të rregullave të konkursit.

“Për fat të keq, Bjellorusia nuk do të marrë pjesë në konkursin e 65-të të këngës Eurovision në maj,” tha ai në deklaratë.

Vendimi ka shkaktuar edhe reagimin e Presidentit Lukashenko, i cili në një deklaratë për mediat tha se Perëndimi tashmë po i lufton në të gjitha frontet.

“Ne do të bëjmë një këngë tjetër. E shihni që e gjitha është e politizuar” tha ai.

Eurovisioni do të mbahet në 22 maj në Roterdam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat