Adelina Thaçi me fjalë prekëse për të atin: Më duhet edhe një jetë që të flas për vlerat e tua si njeri, aktor e humanist

Mediale Vip

Adelina Thaçi me fjalë prekëse për të atin: Më duhet edhe një jetë që të flas për vlerat e tua si njeri, aktor e humanist

Më: 28 mars 2021 Në ora: 14:52
Adelina Thaçi dhe Rasim Thaçi – Cima

Të premten (26 mars) ka ndërruar jetë legjenda e humorit shqiptar, Rasim Thaçi – Cima.

Vdekja e tij ka lënë të pikëlluar të gjithë, ndërsa reagimet e dedikimet prekëse po vazhdojnë akoma në rrjete sociale.

Së fundmi vajza e tij, këngëtarja e njohur Adelina Thaçi – Meta, ka publikuar sërish në InstaStory disa postime të të atit.

Image

Ajo thotë se i duhet një jetë e tërë që të flasë për babanë, për të treguar vlerat e tij si njeri, aktor e humanist.

“Baba do të më duhet edhe një jetë për me tregu për ty, fillimisht për vlerat si njeri, mandej si aktor, si humanist. Po besën po ta jap që deri në frymën e fundit do të mundohem të të bëjë krenare. Lavdi oj loçka ime”, ka thënë ajo.

Cima la pas vetes një karrierë të bujshme profesionale, ndërsa më parë ka qenë profesor dhe futbollist. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat