Pas largimit nga puna, gazetari i njohur kërcënohet me vdekje për komentet ndaj Meghan Markle

Mediale Vip

Pas largimit nga puna, gazetari i njohur kërcënohet me vdekje për komentet ndaj Meghan Markle

Më: 30 mars 2021 Në ora: 06:42
Meghan Markle

Piers Morgan tha se shumë njerëz e kërcënuan se do ta vrisnin atë para tre djemve të tij, pasi ai akuzoi Meghan Markle se po gënjente në intervistën e saj për Oprah Winfrey.

Ish-drejtuesi televiziv shkroi në Mail On Sunday në lidhje me kërcënimet që ai beson se ishin pjesë e një "grupi të mediave sociale të orkestruar qartë" pasi ai kritikoi intervistën shpërthyese të Markle me Oprah-n.

"Tre djemtë e mi më thanë se edhe ata janë në shënjestër dhe më dërguan screenshote të kërcënimeve ndaj tyre", shkroi ai për djemtë e tij, Spencer, Albert dhe Stanley. "Dikush online u zotua të më vriste para tyre dhe shkroi: ‘Kur babai yt të vdesë, bota do të bëjë një festë.’ Kërcënimet më bënë të dridhesha, veçanërisht pasi policia tashmë po heton një kërcënim me vdekje të bërë për mua dhe djalin tim të madh Spencer muajin e kaluar," -shkroi ai.

Morgan këmbënguli që asnjëri nga djemtë e tij as nuk do t’ia dijë për Meghan Markle, e lëre më të pajtohet me pikëpamjet e tij për të. Megjithatë, ata janë në shënjestër të kërcënimeve të vazhdueshme online.

Ai u detyrua të largohej nga puna, pasi iu tha se e vetmja mundësi tjetër që kishte ishte të kërkonte falje publike për ato që kishte thënë për Markle, e cila ishte ankuar zyrtarisht në ITV për sulmet e tij verbale.

"Nuk do të kërkoja falje për mosbesimin ndaj Meghan Markle, sepse e vërteta është se unë nuk e besoj Meghan Markle", shkroi Piers Morgan. "Dhe në një shoqëri të lirë, demokratike, duhet të më lejohet të mos i besoj dikujt dhe të them se nuk i besoj. Ky, me siguri, është thelbi i lirisë së fjalës?! Nëse do të thosha që tani i besoja Meghan, do ta gënjeja audiencën, pikërish gjëja për të cilën e kam akuzuar atë."

Ai tha gjithashtu se “çështja kishte të bënte me diçka shumë më të madhe se një dukeshë mashtruese", pasi po cënohej e drejta e secilit për të qenë i lirë të shprehë mendimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat