Camila Mendes i jep fund lidhjes me Grayson Vaughan

Mediale Vip

Camila Mendes i jep fund lidhjes me Grayson Vaughan

Më: 30 mars 2021 Në ora: 17:06
Grayson Vaughan dhe Camila Mendes

Aktorja e njohur ndan rrugët me partnerin.

Camila Mendes dhe Grayson Vaughan janë ndarë, shkruan Entertainment Tonight.

ET ka mësuar se ylli i Riverdale dhe fotografi u ndanë rreth një muaj më parë, por mbeten miq.

Që atëherë Mendes ka fshirë të gjitha fotot e tij në Instagramin e saj. Ajo gjithashtu nuk po e ndjek më ish-partnerin.

Në anën tjetër, ai ende po e ndjek. Aktorja e bëri zyrtare lidhjen e tyre në Instagram në shtator, duke postuar një foto të të dyve.

Në shtator, Mendes u kthye në Kanada për të filmuar sezonin e ri të Riverdale, në të cilin ajo portretizon Veronica Lodge.

Mendes dhe Vaughan ndezën thashethemet e romancës në fillim të vitit 2020. Ata u panë duke shkuar për blerje në Itali gjatë Javës së Modës në Milano para mbylljes së pandemisë së koronavirusit.

Para lidhjes me Vaughan, Mendes më parë ishte në lidhje me bashkë-yllin e saj në Riverdale, Charles Melton.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat