Vitet për të janë veç numra, sot ditëlindja e Sinan Vllasaliut

Mediale Vip

Vitet për të janë veç numra, sot ditëlindja e Sinan Vllasaliut

Më: 31 mars 2021 Në ora: 09:49
Sinan Vllasaliu

Sinan Vllasaliu sot feston ditëlindjen e 58-të. Teoria se vitet janë veç numra, vlenë shumë edhe për Sinanin.

Ai vazhdon të jetë i ri me shpirtin artistik dhe hitet e tij ndër vite.

Sinan Vllasaliu është një nga këngëtarët e rrallë të estradës që gëzon simpatinë e të gjitha gjeneratave.

Origjinaliteti dhe krijimi i muzikës së mirëfilltë e ka bërë atë tejet të dashur për publikun.

Vllasaliu është një nga të rrallët e estradës që për dekadën e katërt është në top më të kërkuarit e publikut shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat