Gwen Stefani drejt martesës, zbulohen detajet e para të dasmës

Mediale Vip

Gwen Stefani drejt martesës, zbulohen detajet e para të dasmës

Më: 1 prill 2021 Në ora: 00:25
Blake Shelton dhe Gwen Stefani

Blake Shelton dhe Gwen Stefani u fejuan disa muaj më parë.

51-vjeçarja e ndau vetë në Instagram këtë lajm të bukur, duke treguar se kishte marrë një propozim me unazë diamanti.

“Po, të lutem”- shkroi Stefani krahas fotos ku tregonte unazën dhe i dhuronte një puthje në buzë partnerit të saj.

Mirëpo, vetëm tani ata kanë zbuluar se po planifikojnë të martohen së shpejti.

Kur u pyetën në emisionin “Today”, Blake tha se ata po planifikojnë të bëjnë ditën e tyre të madhe këtë verë nëse gjithçka shkon sipas planit.

“Me COVID-19, duket se mund të jetë në rregull, por nuk e di. Pra, ky është plani paraprakisht. Ne do të shohim”, tha Blake.

“Kam frikë nëse unë dhe ajo presim deri në nëntorin e ardhshëm, atëherë kur unë përsëri kthehem në ciklin e ‘The Voice’. Dhe me të vërtetë dua të jem në gjendje të kem shumë kohë para dhe pas martesës “, shtoi ai më tej

Kujtojmë se çifti u njoh në “The Voice” në vitin 2015, ku nisën një miqësi të mirë e cila përfundoi në dashuri.

Gwen dhe Blake e kaluan karantinën së bashku me 3 fëmijët e këngëtares në Oklahama, ndërsa para pak kohësh u zhvendosën në shtëpinë e tyre të re prej 13 milion dollarësh në Los Angeles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat