Bebe Rexha zbulon kopertinën e albumit të ri

Mediale Vip

Bebe Rexha zbulon kopertinën e albumit të ri

Më: 1 prill 2021 Në ora: 20:19
Bebe Rexha

Bebe po finalizon albumin e ri.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, muajt e fundit ka punuar me përkushtim për albumin e ri.

Ajo tashmë e ka gati edhe kopertinën e albumit të ri, teksa publikoi një foto me banane në dorë, në vend të mikrofonit, në studio.

“Shumë e ngazëllyer të ndaj punën artistike për albumin tim të ardhshëm. Kemi punuar shumë në të, shpresoj ta pëlqeni, njoftimi së shpejti”, shkruan Bebe.

Këngëtarja, muajin e kaluar publikoi projektin muzikor me titull “Sacrifice”, në klipin e të cilit erdhi më ndryshe prej herave të tjera.

Kënga në fjalë po pritet shumë mirë dhe deri tani ka marrë mbi tetë milionë klikime në YouTube.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat