I kujtoi ish-burrin, Armando e djallos në takimin me Stelën, çfarë e acaroi 41 vjeçaren

Mediale Vip

I kujtoi ish-burrin, Armando e djallos në takimin me Stelën, çfarë e acaroi 41 vjeçaren

Më: 3 prill 2021 Në ora: 21:50
Stela dhe Armando

Stela dhe Armando zhvilluan  takimin e tyre të parë jashtë studios.

Pas dy takimeve katër minutëshe, ku Armando u duk shumë romantik dhe fjalë ëmbël, në takimin në natyrë, u shfaq ndryshe. Sipas Stelës, Armando ishte posesiv dhe e bëri të ndihej në siklet.

Armando e pyet Stelën për marrëdhënien me ish-burrin, ndërkohë që ndryshe nga Stela, thotë se nuk e pëlqen aspak alkoolin.

“Isha pak në pozitë, ishte pak posesiv me pyetjet që bënte. Mendoj se nuk është i ëmbël sa duket. Të them të drejtën, nuk u ndjeva rehat në takim. Ishte mënyra që nuk e donte alkoolin fare, nuk e donte gotën fare. Ishte mënyra si sillej, sa më dukej sikur çdo gjë që bëja unë ishte gabim për Armandin”, u shpreh konkurentja.

“Në dy takimet katër minuta ishte shumë i ëmbël, ndërsa në takim u duk posesiv”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat