Dashuria duket tek gjestet e vogla, Fatma surprizon Alfion vetëm me një shënim!

Mediale Vip

Dashuria duket tek gjestet e vogla, Fatma surprizon Alfion vetëm me një shënim!

Më: 4 prill 2021 Në ora: 12:50
Fatma dhe Alfio

Fatma dhe Alfio janë padyshim një nga çiftet më të ëmbla të ekranit. Ata nuk ngurojnë të shfaqin në çdo moment dashurinë ndaj njëri-tjetrit, qoftë edhe përmes gjesteve të vogla. Nuk e dimë të themi me bindje se cili prej tyre është më romantiku në marrëdhënie, por sot Fatma i ka zbukuruar ditën Alfios me një shënim të vetëm.

Shefi i kuzhinës ka postuar në Instagram një foto nga makina, në të cilën shihet një pusullë që Fatma ja ka lënë si surprizë.

“Amore! E di që je vonë, s’ke nevojë të ndalosh për benzinë se i kam hedhur unë. Të dua!”, i ka shkruar moderatorja partnerit të saj.

Alfio e ka ndarë menjëherë shënimin me ndjekësit e tij dhe ka falenderuar Fatmën që i zbukuron mëngjeset me këto gjeste.

“Ma zbukuron çdo ditë me gjestet e tua të ëmbla plot dashuri”, ka shkruar Alfio.

Image

Kujtojmë se dyshja janë edhe prindër të një vogëlushi të quajtur Noah. Pak javë më parë e ftuar në një emision, Fatma ka rrëfyer se shtatzënia me të voglin e gjeti të papapërgatitur, sepse nuk ishte e planifikuar. Moderatorja tha se u gëzua shumë nga ky lajm, por ju shkatërrua gjithë përditshmëria e saj, që vërtitej rreth punës.

“Shumë pak e dinë që unë e kam kaluar shumë keq periudhën e paslindjes. Kam qenë e rrethuar me njerëz që e donin shumë Noahn dhe mua, por po më ndryshonte jeta në një mënyrë të çuditshme. Unë takohesha më parë me Alfion në orën 11 të natës në shtëpi, më pas aktiviteti më i interesant i ditës sime ishte të dilja në ballkon që të ndryshoja rrobat e të voglit.

Ky ndryshimi drastik i jetës më bëri ta kaloja shumë keq. Ato kilogramët e tepërt, goca më besoni që mund t’i humbni shumë shpejt, janë shumë të parëndësishme.  Por, unë në atë periudhë e kam kaluar më keq seç duhet dhe nuk ia fal vetes akoma që nuk e kam shijuar sa duhet periudhën e paslindjes sepse mendoja gjëra të parëndësishme”, rrëfeu Fatma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat