Linda Halimi rikthehet me “Pa t`pa” në skenën e “Këngës Magjike”

Mediale Vip

Linda Halimi rikthehet me “Pa t`pa” në skenën e “Këngës Magjike”

Më: 4 prill 2021 Në ora: 23:53
Linda Halimi

Këngëtarja kishte paralajmëruar pjesëmarrjen e saj në “Këngën Magjike”.

Linda Halimi disa ditë më parë kishte paralajmëruar fansat e saj se këtë vit ajo do të merrte pjesë në festivalin e këngës “Kënga Magjike”.

Sot ajo ka ndarë disa sekuenca nga performanca e saj në festival teksa edhe falënderoi të gjithë ata që e bënë të mundur pjesëmarrjen e saj.

Linda prezantoi një baladë para publikut me titullin “Pa t`pa”, e cila u pëlqye u prit mjaft mirë nga publiku.

Këngëtarja vendosi të paraqitej me një fustan të kuq i cili i theksonte linjat trupore, teksa për grimin dhe flokët ajo kishte vendosur t`i mbante mjaft elegante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat