Chadwick Boseman nderohet me një çmim edhe në “SAG Awards 2021”

Mediale Vip

Chadwick Boseman nderohet me një çmim edhe në “SAG Awards 2021”

Më: 6 prill 2021 Në ora: 11:58
Chadwick Boseman

Chadwick Boseman u nderua me një çmim të dielën në “SAG Awards 2021” për performancën e tij në “Ma Rainey’s Black Bottom”.

Boseman, 43 vjeçar, vdiq në gusht të vitit që lamë pas nga kanceri i zorrës së trashë.

Gruaja e Boseman, Taylor Simone Ledward, pranoi çmimin teksa falënderoi “Screen Actors Guild Awards” për vlerësimin që i bënë aktorit të ndjerë.

“Faleminderit Zot. Faleminderit Leroy dhe Carolyn Boseman”, tha ajo para se të falënderonte bashkëpunëtorët e Boseman. “Faleminderit Screen Actors. Faleminderit, Chad”.

Kjo ndërkohë ishte shfaqja përfundimtare e Chad, i cili tashmë ka lënë një zbrazëtirë të madhe në kinematografinë ndërkombëtare.

I njëjti pas vdekjes u nderua me një çmim edhe për ‘aktorin më të mirë mashkull’ në një rol kryesor në ‘Golden Globes 2021’.

Ai po ashtu u nominua edhe për një ‘Oscar’.

“SAG Awards 2021” ishte paraparë të zhvillohej në janar, por është shtyrë për në prill për shkak të pandemisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat