Qindra fansa mblidhen para spitalit për t’u lutur për reperin DMX

Mediale Vip

Qindra fansa mblidhen para spitalit për t’u lutur për reperin DMX

Më: 6 prill 2021 Në ora: 16:57
Reperi DMX

Reperi DMX vazhdon të mbetet i shtrirë në spital.

Qindra persona thuhet se u mblodhën të hënën për t’u lutur dhe për të ofruar mbështetje për DMX, ndërsa ai mbetet i shtruar në spital pas një sulmi në zemër që pësoi të premten.

“News 12” raportoi se rreth 500 njerëz u mblodhën jashtë White Plains, në Nju Jork, spitalin ku reperi dhe aktori po trajtohet aktualisht.

Avokati i tij, Murray Richman, konfirmoi për CNN të dielën se DMX kishte pësuar një sulm në zemër rreth orës 11:00 të premten në shtëpinë e tij në White Plains dhe u dërgua me anë të ambulancës në një spital lokal.

Richman tha atëherë se artisti ishte në një ventilator. Avokati shtoi se ai nuk e dinte se çfarë mund të ketë bërë që reperi të ketë pasur një sulm në zemër.

Gjatë fundjavës, një reagim u lëshua nga përfaqësuesit e tij, duke kërkuar lutje për të dhe duke thënë: “Në emër të familjes së DMX, ne po kërkojmë nga të gjithë ta përfshijnë atë në lutjet tuaja. Gjendja e tij nuk ka ndryshuar”.

“Ai është në gjendje kome dhe në një ventilator në këtë kohë,” shkruhej në deklaratë. “Familja vlerëson të gjithë dashurinë dhe lutjet nga të gjithë njerëzit në të gjithë botën. Familja do të njoftoj të gjithë rreth të rejave. Përndryshe ju lutemi respektoni privatësinë e familjes”.

Sipas News 12, policia duhej të bllokonte rrugën pasi një turmë e mbledhur për vigjiljen e lutjes për artistin i cili u rrit në Yonkers dhe i cili, me kalimin e viteve, i është kthyer komunitetit duke ushqyer banorët në Ditën e Falënderimeve dhe duke bërë donacione tek qendra lokale e komunitetit, ku ai mori pjesë si i ri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat