I thanë se po plaket, Adriana Matoshi ka një reagim për ata që e komentojnë moshën

Mediale Vip

I thanë se po plaket, Adriana Matoshi ka një reagim për ata që e komentojnë moshën

Më: 6 prill 2021 Në ora: 21:10
Adriana Matoshi

Aktorja shqiptare ka reaguar përmes një postimi lidhur me komentet e tilla.

Adriana Matoshi ka publikuar një imazh të saj në Instagram e cila ka shkruar se ndihet e lumtur për vetën e saj.

Në të njëjtën kohë ka shkruar se ajo e din se kush është dhe komentet e tilla nuk është se i bëjnë përshtypje.

“Në një foto disa më shkruajtën: Sa keq po plakesh, je e tmerrshme. Ajo që ndodhi më bëri të kuptoj se sa e vështirë duhet të jetë të jesh një grua e re, në kohën e mediave sociale. Unë jam 41,e di kush jam dhe e di se çfarë dua, por komente të tilla mund të të dëmtojnë vetëm shpirtin e juaj!”, ka shkruar aktorja tashmë edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, Adriana Matoshi përveç karrierës së saj në aktrim ka nisur punën edhe në shërbimin e shtetit duke fituar një ulëse në Kuvend me 14 shkurt, në ditën e zgjedhjeve.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat