Këngëtari i njohur plas bombën: “Elita 5 kanë këngë të vjedhura”

Mediale Vip

Këngëtari i njohur plas bombën: “Elita 5 kanë këngë të vjedhura”

Më: 7 prill 2021 Në ora: 00:00
Elita 5

Këngëtari i njohur, Genc Salihu ka qenë i ftuar së fundmi në programin “Abc e Pasdites” ku ndër të tjera rrëfeu mjaft të pathëna.

Genc Salihu mori si shembuj konkret dy këngë të ndryshme për të demonstruar mënyrën si artistët përpiqen të krijojnë zhurmë kur lancojnë një produkt të ri në treg.

“Është kjo bomba që ka dy fjalë “Bon Bon”, një formulë e thjeshtë, por që harrohet. E trajtojnë 100 milionë njerëz dhe e harrojnë 100 milionë njerëz. Era Istrefin e dua shumë, por nuk bëri më këngë. Shembullin tjetër po e marr personal, unë kam pasur një sukses të vogël me një këngë të Shqipërisë “Erëmira” dhe ka temakën që babai ia këndon gocës së vet. Ajo këngë ka dalë që në 2019 dhe ka qindra klipe që m’i kanë çuar prindërit, fëmijët e tyre tue k’nu”, tha Genci.

Në momentin që në studio u dëgjua kënga ”Alkapone” e grupit të njohur Elita 5, Genci tha se nuk i pëlqen ky grup pasi sipas tij ata nuk janë të mirë dhe kanë këngë të vjedhura.

“Po deklarohem publikisht. Nuk janë të mirë, kanë shumë këngë të vjedhura, por megjithatë kur nuk të pëlqen dikush ia njeh muzikën në të njëjtën masë sikur të pëlqen dikush”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat