20 vite bashkë; Catherine Zeta- Jones dhe Michael Douglas tregojnë sekretin e martesës jetëgjatë!

Mediale Vip

20 vite bashkë; Catherine Zeta- Jones dhe Michael Douglas tregojnë sekretin e martesës jetëgjatë!

Më: 8 prill 2021 Në ora: 14:07
Catherine Zeta- Jones dhe Michael Douglas

Në fillim të romancës së tyre, për shkak të diferencës së madhe në moshë mes Catherine Zeta- Jones dhe Michael Douglas ishin të shumtë sekptikët që nuk besonin tek dashuria e tyre.

Dhe ja tek jemi sot, 20 vite më vonë kur çifti i njohur është kthyer në ndër më jetëgjatët në radhët e të famshmëve botërorë. Dhe nëse kjo martesë ka një sekret sipas aktores Catherine çelësi është lidhja e fortë që ajo ka me bashkëshortin.

Gjatë një interviste për WSJ Magazine Zeta-Jones është shprehur:

“Së parë, ne bëjmë shumë qejf bashkë! Im shoq është 25-vite më i madh se unë, ky s’është sekret. Dashuria konstante dhe respekti janë çfarë na mbajnë bashkë. Ne kurrë se kemi humbur sensin e humorit dhe shijojmë shoqërinë e njëri-tjetrit. Ai dhe unë kalojmë shumë kohë bashkë sepse ndryshe nga çiftet e tjerë s’kemi patur kurrë një orar fiks pune. Ne ose jemi në punë, ose jemi pushim. Pra unë mund të punoj 16 orë në ditë, por edhe mund të jem gjithë ditën në shtëpi. Me pak fjalë, ka patur shumë kohë të lirë që të jemi vetvetja.”; ka treguar bashkëshortja e Michael Douglas

Dyshja, të martuar që prej vitit 2000 janë prindër të dy fëmijëve, Dylan 20-vjeç dhe vajza Carys, 17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat