Labi së shpejti sjell këngët e albumit të ri

Mediale Vip

Labi së shpejti sjell këngët e albumit të ri

Më: 8 prill 2021 Në ora: 23:03
Labinot Tahiri

Labi ka paralajmëruar diçka të re.

Labinot Tahiri është duke finalizuar projektet e reja muzikore për fansat e muzikës së tij.

Artisti, me anë të një postimi në Instagram, ka bërë të ditur, që projektet e albumit të ri po vijnë shumë shpejt.

“Ky duet i komponuar nga Flori, dhe këngë e pa harruar për publikun. Tani së shpejti do ti keni këngët e reja nga albumi im i radhës. Me dashni për ju Labi”, ka shkruar ai.

Labi kujtoi projektin “S’te mbaj inat” në bashkëpunim me Flori Mumajesin, të cilin e kishin lansuar vitin e kaluar.

Mbetet të shihet se çfarë po përgatit kësaj radhe Labinot Tahiri.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat