Diss direkt për Jasminën, Princi i “Përputhen” publikon këngën e parë

Mediale Vip

Diss direkt për Jasminën, Princi i “Përputhen” publikon këngën e parë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:14
Princi

Besojeni ose jo, një tjetër konkurrent i Për’puthen ka publikuar një këngë.

Bëhet fjalë për Princin i cili ka sjellë një version të ri të këngës “Xhoana” të Akrepit. Princi ka ardhur në bashkëpunim dhe duket se ky projekt është një diss për Jasminën.

“Ah moj Jasmina më morë mendt e mia. Hipa te ai Benzi e s’doja më t’ja dija. Lëre se nuk është për ty më thoshte dhe shoqnia, por gropëzën tek mjekra nga afër do ta shihja. I ke hak rolet në filma Hollywoodi, bukuri po e me aktrim ta fut ti. Bashkë në helikopter me shëtit në Ballkan, se mu shtire vullkan pastaj m’dole kallkan. Zemrën ma ndeze, por tani vetë e fika po ti paske pas sytë nga Amerika. Unë s’jam peshk, por i sinqertë dhe kampion je mësu me lepura, luan nuk përballon”, shprehet Princi për Jasminën në këngë dhe në fund i thotë “Bye torollake”.

Ndonëse fillimisht dyshja pati goxha afrimitet, gjërat mes tyre u ftohën kur Jasmina refuzoi Princin dhe u deklarua për Andin. Disa javë më pas, Princi u përplas me të dhe Sarën duke i akuzuar se nanë vajza materialiste. Vlen të theksohet se konkurrentët e Për’puthen që po bëhen pjesë e muzikës po shtohen dita-ditës. Mevlani ka publikuar disa këngë, mes të cilave një bashkëpunim me Julianin. Po ashtu, edhe Melisa debutoi pak javë më parë me këngën “U kry”, teksa ka premtuar se do sjellë projekte të tjera. Ndërkohë, Ana 1 ka paralajmëruar një këngë të re, kurse Arsimi dhe Eri po punojnë për një bashkëpunim. Madje edhe Arjan Konomi po sjell një bashkëpunim me Sinan Hoxhën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat