Thyen rekordin e “Gangam Style”, mbi 41 milion shikime brenda ditës, këngëtarja e BLANKPINK hyn në Guines

Mediale Vip

Thyen rekordin e “Gangam Style”, mbi 41 milion shikime brenda ditës, këngëtarja e BLANKPINK hyn në Guines

Më: 13 prill 2021 Në ora: 12:24
Rose

Rose, vokalistja kryesore e grupit të vajzave K-pop BLACKPINK, ka vendosur dy tituj të Rekordeve Botërore të Guinness (GWR) me këngën e saj të fundit solo. 

Këngëtarja, e cila debutoi si anëtare e grupit BLACKPINK në vitin 2016, publikoi “On the Ground” dhe “Gone”, në mars.

“On the Ground”, kënga kryesore debutuese e këngëtares koreano-zelandeze, u certifikua si videoja muzikore më e shikuar në “YouTube” në 24 orët e para të publikimit nga një artist solo K-pop, me 41.6 milion shikime.

Rekordi i mëparshëm ishte nga hiti i Psy në vitin 2012 “Gangnam Style” me 36 milion shikime.

Rose u certifikua gjithashtu si artistja e parë që kryesoi në tabelën Billboard Global si artiste solo, ashtu edhe si grup, tha GWR.

Debutimi solo i Rose ka bërë një përplasje në top listat muzikore anembanë globit. “On the Ground”, kënduar tërësisht në anglisht, arriti përkatësisht vendin e 70-të dhe 43-të, në listën Hot 100 të Billboard dhe këngëve të Britanisë në rekordin më të mirë për një soliste femër K-pop.
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat