Pse Hilary Duff donte që djali i saj 9-vjeçar të shihte lindjen e motrës së tij

Mediale Vip

Pse Hilary Duff donte që djali i saj 9-vjeçar të shihte lindjen e motrës së tij

Më: 19 prill 2021 Në ora: 11:15
Hilary Duff

Hilary Duff donte që djali i saj të ishte dëshmitar i proçesit të lindjes së saj.

Ylli , e cila thotë se është shumë "e hapur dhe e sinqertë" me fëmijët e saj, planifikoi që Luca i saj 9-vjeçar të ishte në dhomë kur ajo lindi vajzën Mae në shtëpi, muajin e kaluar.

"Ishte e rëndësishme për mua, sepse unë jam vërtetë e hapur dhe e sinqertë me të,  për sa të forta janë gratë dhe si duket lindja e fëmijës", tha Duff së fundmi në podcastin "Informed Pregnancy" . 

"Ai i di të gjitha për periudhat dhe është e rëndësishme për mua ta normalizoj atë bisedë me të për të gjitha gratë që do të jenë në jetën e tij."

Mae është fëmija i dytë për Duff dhe kantautorin Matthew Koma, 33 vjeç, i cili u martua në 2019 . 

Vajza 2-vjeçare e çiftit, Banks Violet, nuk ishte e pranishme për lindjen dhe u bashkua me familjen "pas lindjes".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat