Andi pjesë e videoklipit të Melisës, ky detaj i nxorri zbuluar

Mediale Vip

Andi pjesë e videoklipit të Melisës, ky detaj i nxorri zbuluar

Më: 21 prill 2021 Në ora: 23:52
Melisa Lleshi, Andi

Melisa Lleshi po vjen me një projekt të ri muzikor, të cilin ka ditë që po e paralajmëron për fansat e saj.

Së fundmi, ajo ka shuar kuriozitetin e ndjekësve dhe ka publikuar një sekuencë të shkurtër nga klipi i këngës që mban titullin “Leje”, në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Irkenc Hyka.

Në videokilpin e këngës Melisa shfaqet në një zyrë dhe ajo që mori gjithë vëmendjen tonë ishte detaji që shfaqet  në sekondat e fundit.

Dora që shfaqet në klip është e Andit pasi krahasur me fotot e vjetra të tij, kuptohet mjaft qartë se është e njëjta orë tek dora e majtë, si dhe byzylyku dhe unazat tek dora e djathtë.

Kujtojmë se më herët, Melisa ka publikuar në Instagram një foto të saj, shkëputur nga videoklipi i këngës, krahas së cilën ka shkruar “E ti po m’don A”, dhe këtë gërmë e ka shoqëruar me një emoji zemër.

Ky gjest ka sjellë menjëherë reagime tek ndjekësit, të cilët thonë njëzëri “Andi” dhe mesa duket ish-konkurrentja nuk po e fsheh dot më.

Prej kohësh, lart e poshtë po flitet se Melisa dhe Andi janë në një lidhje së bashku dhe ky i fundit s’e mbajti dot veten më gjatë.

Në komente, duke hedhur e pritur batuta me Irkencin dhe një tjetër mik të tyrin, Andi konfirmon me lezet se në fakt bëhet fjalë për të, Megjithatë, për të mos rënë në sy, Andin e quajnë “Astriti”.

“Ai Astriti djalë i mirë”- shkruan Irkenci, ndërsa Andi i përgjigjet:

“Po Festim dhe unë këtë mendim kam.”

Duket se pas zhurmës së madhe në rrjet, Melisa dhe Andi kanë vendosur të mos fshihen më.

Image
Andi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat