“Prehu në paqe babi”, Arbenita me fjalë prekëse pas vdekjes së babait

Mediale Vip

“Prehu në paqe babi”, Arbenita me fjalë prekëse pas vdekjes së babait

Më: 25 prill 2021 Në ora: 10:12
Arbenita dhe Fero

Pasditen e së shtunës, babai i modeles Arbenita Ismajli, ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Lajmin për vdekjen e babait e bëri të ditur motra e Arbenitës, Almedina.

Arbenita në orët e para të mëngjesit ditën e shtunë është bërë nënë për herë të parë, ndqërkaq vetëm disa orë më vonë ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e babait.

Modelja postoi një fotografi të babait duke shkruar disa fjalë prekëse.

“Prehu në paqe babai im, shpresoj që zoti të bekojë me një vend në parajsë! Gjithmonë do të jesh në mendjen time! Ju lutem të gjithëve që gjithmonë të iu tregoni të dashurve tuaj se i dashuroni dhe gjithmonë përqafoni ata, ju asnjëherë nuk do të dini se kur ata do të ikin”, shkroi Arbenita në postimin e saj në rrjetin social “Instagram”.

Image

Babai i modeles ka qenë prej ditësh në betejë me virusin në qendrat e trajtimit në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq para disa ditësh Almedina ka postuar një fotografi nga qendrat e trajtimit në Kumanovë.

“Unë kam raportu me gjakftohtësi vazhdimisht për rastet e reja me Covid dhe viktimat. Nje nga viktimat sot u bo edhe babi jem, motivi i jetës teme, pa te cilin sedi a do te gjej forcë me për jetë Allahu n’Xhenet o babaluq i jem… Shume e luta Zotin veç edhe nja tre muj me tlon me ne, se kurrë nuk tu nda puna e spatem mundsi me u knaq”, ka shkruar motra e Almedina në njoftimin për vdekjen e babait.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat