Nëna e Gigi Hadid e gëzuar se është bërë gjyshe: Kam një ndjenjë që nuk e dija se ekzistonte

Mediale Vip

Nëna e Gigi Hadid e gëzuar se është bërë gjyshe: Kam një ndjenjë që nuk e dija se ekzistonte

Më: 26 prill 2021 Në ora: 08:18
Yolanda Hadid me mbesen

Yolanda Hadid publikoi në Instagram të premten një postim teksa tha se pasi u bë gjyshe i është zgjuar një ndjenjë që nuk e kishte më parë.

57-vjeçarja po i uronte ditëlindjen vajzës së saj Gigi – e cila shtatorin e kaluar lindi vajzën e saj Khai.

Ajo gjithashtu tha se dashuria për mbesën e saj e ndihmoi atë të kalonte pasi humbi nënën Ans Van Den Herik në vitin 2019.

Image

“Unë gjithmonë kam qenë shumë krenar për gruan e re që je rritur për të qenë çdo hap i jetës tënde, por duke të parë të lindësh dhe të bëhesh nënë vetë i ke dhënë një kuptim krejt tjetër jetës. Ju jeni të jashtëzakonshëm !!! Faleminderit që më dhurove këtë dhuratë më të madhe, nuk isha e sigurt se si të kaloja pa mamanë time, por Khai e dashur zgjoi një pjesë në zemrën time që unë kurrë nuk e dija se ekzistonte”, shkroi Yolanda Hadid.

Yolanda dhe i dashuri i saj Joseph Jingoli, i cili është CEO i një kompanie ndërtimi, u panë në New York këtë të premte me Khai në një karrocë fëmijësh.

Ndryshe, Gigi ndan vajzën e vogël me të dashurin e saj të ri Zayn Malik, i cili bëri famë si pjesë e bendit One Direction.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat