Abuzimi seksual në fëmijëri? Ja çfarë ndodhi me padinë mbi Michael Jackson

Mediale Vip

Abuzimi seksual në fëmijëri? Ja çfarë ndodhi me padinë mbi Michael Jackson

Më: 27 prill 2021 Në ora: 15:20
Michael Jackson

Një gjykatës i Los Angeles ka vendosur të pushojë një proces gjyqësor për një prej akuzuesve të yllit të ndjerë të pop-it, Michael Jackson.

Sipas BBC, ai vendosi të hënën që Wade Robson nuk mund të padisë bizneset e Jackson mbi abuzimin seksual në fëmijëri, që pretendohet se ka vuajtur.

Nga ana tjetër, Robson lidhur me akuzat që u paraqitën në dokumentarin Leaving Neverland, pritet të apelojë vendimin.

Gjykatësi i Gjykatës Supreme të LA Qarkut, Mark A Young deklaroi se kompanitë e Jackson nuk kishin “asnjë aftësi ligjore” për të kontrolluar sjelljen e tij, pasi si pronar i vetëm që ishte ai mund të vepronte, pa patur ndonjë arsye apo njoftim, me të gjithë anëtarët e bordit dhe jo vetëm.

“Të pandehurit nuk kishin asnjë aftësi ligjore për të kontrolluar Jackson, sepse ai kishte pronësi të plotë dhe totale të të pandehurve të korporatave”, shtoi ai.

Robson por edhe shoku i tij, Safechuck, pretendojnë se u abuzuan nga Jackson në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990, ndërsa qëndronin në fermën e tij Neverland.

Ata ngritën akuza kundër dy prej kompanive të Jackson vitin e kaluar, pasi ishin hedhur poshtë paditë e mëparshme.

“Nuk ka asnjë provë që mbështet pretendimin e paditësit se të pandehurit ushtruan kontroll mbi Jackson”, ka deklaruar gjykatësi Young.

Pretendimet e bëra kundër këngëtarit i kanë mohuar familja e Jackson, të cilët e kanë quajtur dokumentarin Leaving Neverland një “linçim publik”.

Edhe nipi i tij Taj ka reaguar pas vendimit të së hënës duke thënë se familja e tij “kishte qëndruar e fortë dhe nuk u lëkund kurrë” pavarësisht se ishte “tallur, poshtëruar dhe margjinalizuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat