Tre muaj pas operimit, Dafina Zeqiri i kthehet palestrës

Mediale Vip

Tre muaj pas operimit, Dafina Zeqiri i kthehet palestrës

Më: 27 prill 2021 Në ora: 18:49
Dafina Zeqiri

Dafina i është kthyer palestrës.

Dafina Zeqiri tre muaj më parë njoftoi se kishte kryer një ndërhyrje kirurgjike në këmbë, andaj iu desh kohë të rikuperohej.

Përmes rrjeteve sociale, ajo kishte sjellë video e fotografi, me të cilat tregoi se si shkoi e gjithë periudha e shërimit pas operimit në këmbë.

Me anë të postimit të fundit, këngëtarja tregoi se i është kthyer ushtrimeve në palestër, për t’u kujdesur për një fizik të përsosur. ”

3 muaj pas operimit ACL. Le të qëndrojmë të shëndetshëm! Le të bëhemi fit! Ju mund ta bëni atë nëse e dëshironi mjaftueshëm”, shkruan ajo.

Kujtojmë se “Duro” titullohet projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeqiri, këngë e cila numëron mbi 14 milionë shikime në YouTube. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat