Hera e dytë që legjendja e muzikës rock mposht kancerin!

Mediale Vip

Hera e dytë që legjendja e muzikës rock mposht kancerin!

Më: 27 prill 2021 Në ora: 19:09
Ronnie Wood

Legjenda e rockut, Ronnie Wood, thotë se atij i është bërë e qartë nga mjekët se ai mundi kancerin për herë të dytë.

Në një intervistë për gazetën britanike “The Sun”, kitaristi 73-vjeçar i Rolling Stones, zbuloi se gjatë mbylljes nga Covid, ishte diagnostikuar me karcinomë me qeliza të vogla, një kancer që prek zakonisht mushkëritë.

“Unë i kam pasur në dy mënyra të ndryshme”, tha Wood.

“Kisha kancer të mushkërive më 2017 dhe kisha një qelizë të vogël kohët e fundit që luftova në bllokimin e fundit”, shtoi ai.

Sipas shoqatës Amerikane të Kancerit, kanceri me qeliza të vogla është një kancer malinj që zakonisht gjendet në mushkëri, por mund të prekë zona të tilla si prostate, pankreasi, fshikëza ose nyjet limfatike.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat