Pas 40 vitesh, fustani martesor i princeshës Diana do të shfaqet në një ekspozitë

Mediale Vip

Pas 40 vitesh, fustani martesor i princeshës Diana do të shfaqet në një ekspozitë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 06:51
Princesha Diana

Për herë të parë në dekada, veshja e dasmës së Princeshës Diana do të shfaqet në Pallatin Kensington, 40 vjet pasi ajo u martua me Princin Charles në 29 korrik 1981.
 
Princi Harry dhe Princi William kanë rënë dakord që veshja t'i shfaqet publikut si pjesë e një ekspozite të re, Royal Style In The Making, e cila do të hapet në 3 qershor dhe do të zgjasë deri në Janar 2022.
 
Hera e fundit që veshja u shfaq në Pallatin Kensington, ish shtëpia e Princeshës Diana, ishte në 1995 dhe ajo ishte në pronësi private të djemve të saj që nga viti 2014, kur Princi Harry mbushi 30 vjeç, kjo sipas dëshirave të saj.
 
Sigurisht që do të jetë pika kryesore e ekspozitës, e cila do të eksplorojë marrëdhëniet midis stilistëve dhe klientëve mbretërorë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat