Kourtney dhe Travis, më të dashuruar se kurrë online, por ish-i i saj s’ndihet aspak mirë

Mediale Vip

Kourtney dhe Travis, më të dashuruar se kurrë online, por ish-i i saj s’ndihet aspak mirë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 06:57
Kourtney dhe Travis

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker ndanë një foto të guximshme nga pushimet e tyre në shkretëtirë. Duket se çifti i ri nuk mund të mos e shprehë dashurinë online, prej momentit që e kanë zyrtarizuar lidhjen.

Dje Kourtnry ndau një foto të të dyve, ku Travis e mbante në krahë, ai pa bluzë ndërsa ajo me rroba banje minimaliste.

“Si në parajsë”, -shkruan Kourtney mbi foton, duke iu referuar këngës "Just Like Heaven" nga The Cure, të cilën Travis me grupin e tij Blink-182 e kanë performuar në vitin 2018, gjatë festivalit të muzikës Ëeenie Roast të KROQ.

Ndërsa Barker komentoi nën postimin e saj: "Gjithçka".

Romanca duket se po shkon për mrekulli, madje një burim për Us Weekly ka bërë të ditur se është vetëm çështje kohe para se çifti të kurorëzohet me martesë.

I vetmi që nuk është i lumtur në këtë mes është ish-bashkëshorti i Kourtney-t dhe babai i fëmijëve të saj, Scott Disick. Në rast se nuk keni ndjekur sezonin e fundit të Keeping up with the Kardashians, Scott e bëri të qartë se ai dëshiron të martohet me Kourtney-n, edhe pse të dy janë me partnerë të tjerë.

"Është e pakëndshme për Scott të shohë Kourtney-n në një marrëdhënie serioze, edhe pse ai e dinte se kjo ditë do të vinte", thotë një burim për E!News. "Ai është i lumtur që ajo është e lumtur, por pa dyshim që ka qenë e vështirë për të. Ai po përpiqet ta pranojë, por ta shohë Kourtney-n të bëhet kaq serioze me dikë, kaq shpejt, nuk është e lehtë - veçanërisht me dikë që e kanë njohur prej shumë kohësh."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat