Aristela kryen ndërhyrjen estetike, Princi e befason me deklaratën e fortë

Mediale Vip

Aristela kryen ndërhyrjen estetike, Princi e befason me deklaratën e fortë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 20:45
Aristela, Princi

Konkurrentja e “Për’puthen”, Aristela është rikthyer sërish në program pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje estetike.
Ditë më parë ajo vendosi të bëjë balonin gastrik dhe teksa ishte në ankth për ndërhyrjen, Princi e surprizoi duke i shkuar pranë me një tufë lule.

“Mua do më kesh këtu nga fillimi deri në fund”, iu drejtua ai.

Pas ndërhyrjes, Aristela dukej mjaft në formë dhe tregoi se nuk kishte pasur shqetësime shëndetësore.
Kujtojmë se së fundmi është zbuluar se Aristela ka qenë pjesë e televizionit, e ”Hostel by Anabel”.
Para pak kohësh u bë e ditur se Tea ka qenë postiere në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

Melisa ka qenë në rolin e Sofias në “Zonë e lirë”, por veç kësaj Melisën e kemi parë dhe në dy klipe muzikore. Ajo ka marrë pjesë në klipin e këngës “1 sekond”, nga Çartani edhe në klipin e Altin Sulkut me titull “Lujna” 3 vite më parë.

Anën e kemi parë në një klip muzikor. Bëhet fjalë për klipin e këngës “Lule pa erë” nga Irkenc Hyka, ku duket bjonde dhe mjaft ndryshe me këtë look të sajin.

Përsa i përket Sarës, ajo ka realizuar kohë më parë një këngë me reperin Don Phenom “Dirty ëine”. Sara tentoi të bënte edhe kënge të tjera, por duket se pa sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat