Për çfarë është penduar Princi Harry sipas ekspertit mbretëror?

Mediale Vip

Për çfarë është penduar Princi Harry sipas ekspertit mbretëror?

Më: 29 prill 2021 Në ora: 14:41
Princi Harry

Princi Harry ishte i lënduar dhe i zemëruar për mënyrën se si gruaja e tij u trajtua nga Familja Mbretërore dhe përdori intervistën me Oprah Winfrey për të nxjerrë nervat, por tani ndihet i penduar dhe i turpëruar sipas ekspertit mbretëror.

Duke folur për revistën Closer, ai tha që Harry është impulsiv dhe kujtoi një rast kur princi ‘fluturoi me doreza’ drejt tij pas një keqkuptimi në 2008.

Sipas Duncan pasi Harry u kthye në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip më 17 prill, pa dyshim që ai ishte në siklet, ai tani po përballet me pasojat.

“Besoj se ai do të pendohet për atë intervistë, dhe ndoshta për vendimin e tij për të lënë familjen Mbretërore”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat