“Kam një bebe në shtëpi”, Olta Gixhari “degradon” publikisht Erion Veliajn

Mediale Vip

“Kam një bebe në shtëpi”, Olta Gixhari “degradon” publikisht Erion Veliajn

Më: 29 prill 2021 Në ora: 19:10
Erion Veliaj dhe Olta Gixhari

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, së fundmi me anë të një postimi në “Instastory”, i ka shkruar një mesazh publik kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Olta ka treguar se është gjobitur pasi ka parkuar makinën poshtë shtëpisë së saj. Ajo kërkon zgjidhje nga Veliaj, se ku mund të parkojë tjetër.

“Kam një muaj që parkoj këto dhe sot mora gjobë! Të lutem më jep një zgjidhje se unë nuk mund të kaloj jetën duke u gjobitur poshtë shtëpisë çdo ditë ose duke paguar çdo orë.

Ku të parkoj se kam një bebe që më pret në shtëpi? Vështirësi e madhe të shkosh në shtëpi”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat