Vajza e Michelle Hunziker, luftë me aknenë: “Nuk ia dola dot, mësova të pranoj veten”!

Mediale Vip

Vajza e Michelle Hunziker, luftë me aknenë: “Nuk ia dola dot, mësova të pranoj veten”!

Më: 29 prill 2021 Në ora: 22:51
Aurora Ramazzotti

Fotografia që postoi verën e kaluar, pa filtra e make up, ngjalli asokohe plot komente e reagime.

24 vjeçarja Aurora Ramazzotti, vajza e Michelle Hunziker e Eros Ramazzotti u përpoq të tregonte difektet si cdo njeri normal, përfshirë këtu dhe aknenë.

Ajo tani thotë se pas një viti lufte, ka filluar të pajtohet me faktin që mund të mos shpëtojë kurrë plotësisht prej saj.

“Provova gjithçka, hoqa dorë nga shumë ushqime me idenë e intolerancës, u vizitova në kaq shumë specialistë e në fund, humba shpresat.

Çdo përpjekje ishte e kotë, ishte një betejë e humbur”, rrëfehet 24 vjeçarja, që tashmë po përpiqet të pranojë veten siç është, me të gjithë problemet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat