Bashkëpunimi i Bebe Rexhës dhe Lil Uzi-t s’duhet humbur për asnjë arsye!

Mediale Vip

Bashkëpunimi i Bebe Rexhës dhe Lil Uzi-t s’duhet humbur për asnjë arsye!

Më: 30 prill 2021 Në ora: 13:12
Bebe Rexha, Lil Uzi

Bebe Rexha  zbuloi këtë muaj një surprizë të madhe që e kishte paralajmëruar prej kohësh.

Ajo tregoi se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja publikoi një kopertinë të albumit, në të cilën ajo shihej e veshur me një trupore të plotë bardhë e zi. Këngëtarja kishte plot 3 vite që nuk kishte sjellë asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment.

Mes shumë projekteve të reja muzikore, këngëtarja shqiptare paralajmëroi edhe një duet me reperin amerikan, Lil Uzi Vert. Ajo e bëri të ditur këtë përmes një fotoje të përbashkët të tyre të publikuar në Instagram, ndërsa kënga më në fund u lançua!

Kënga erdhi në formatin audio për momentin teksa fansat presin me padurim për klipin muzikor të saj.

Megjithatë, ky projekt është nam dhe s’duhet humbur për asnjë arsye!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat