Don Xhoni dhe Dhurata Dora bëhen bashkë për të na surprizuar!

Mediale Vip

Don Xhoni dhe Dhurata Dora bëhen bashkë për të na surprizuar!

Më: 1 maj 2021 Në ora: 08:01
Don Xhoni dhe Dhurata Dora

Don Xhoni ka vetëm 1 vit që është pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe që nga debutimi i tij ka ndryshuar gjithë lojën. Me vetëm një freestyle në emisionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit, Don Xhoni theu çdo rekord dhe u kthye në sensacionin e rrjeteve sociale, sidomos të TikTok-ut.

Kënga “Make a pose” ka kaluar më shumë se 300 milionë shikime dhe ka arritur edhe në veshët e disa prej personazheve shumë të famshëm nëpër botë.

Mirëpo pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm, Don Xhoni nuk ka ndërmend të ndalet, por të punojë akoma dhe më fortë. “Prive” ka mësuar se për 2021-n reperi do të publikojë disa këngë, mes tyre edhe disa bashkëpunime.

Njëri prej tyre do të jetë po ashtu me një nga këngëtaret më në zë të momentit, Dhurata Dora. Dy këngëtarët kanë bashkëuar forcat me njëri-tjetrin për një duet, i cili është në realizimin e sipër dhe do të publikohet në muajt në vazhdim. Ndërkohë nuk dihen ende detaje të tjetra dhe pritet që të mësojmë diçka më tepër javët në vazhdim.

Sa i përket Dhurata Dorës, kutojmë në vitin e shkuar ajo theu çdo rekord në tregun muzikor shqiptar me super hitin e saj, “Harrom”. Po ashtu ajo solli një super bashkëpunim me Azet, “Fajet”, që numëron mbi 38 milionë shikime dhe bëri xhiron e gjithë botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat