Nysret Muqiqi feston ditëlindjen, kështu urohet nga familja

Mediale Vip

Nysret Muqiqi feston ditëlindjen, kështu urohet nga familja

Më: 1 maj 2021 Në ora: 19:57
Nysret Muqiqi me familje

Këngëtari i njohur sot feston ditën e lindjes.

Nysret Muqiqi, këngëtari i dashur për publikun shqiptar sot feston ditëlindjen.

Albatriti i cili është djali i këngëtarit dhe gruaja e tij Merita ia ka dedikuar fjalët më të ëmbla për këtë ditë të veçantë.

Albatriti ka ndarë një foto të të atit në Instastory , me të cilën e uron babain për përvjetorin e lindjes.

“Urime ditëlindjen baba dhe udhërrëfyesi im të paçim gjithmonë”.

Ndërsa edhe Merita publikoi një fotografi në profilin e Instagramit duke e uruar bashkëshortin e saj me fjalët më të ëmbla.

“Urime ditëlindjen Nysret, të dëshiroj shëndet dhe çfarë të them më shumë, thjesht 30 vjet bashkë”, shkroi Merita.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat