Don Xhoni zbulon datën e ‘freestyle’ të ri, tha se shumë do ta gjejnë veten në të

Mediale Vip

Don Xhoni zbulon datën e ‘freestyle’ të ri, tha se shumë do ta gjejnë veten në të

Më: 2 maj 2021 Në ora: 16:23
Don Xhoni

Don Xhoni ka treguar se po vjen me një ‘freestyle’ të ri.

Don Xhoni është emër i ri në tregun e muzikës shqiptare, por që është shumë premtues.

Ndonëse reperi nuk ka shumë projekte të publikuara, ai po pëlqehet shumë nga publiku për ‘freestyle-t’ e tij.

Në fotografi ai shkroi se ndonëse ky ‘freestyle’ nuk është një ‘diss’ shumë persona që nuk e pëlqejnë atë do ta gjejnë veten në të.

Ai po përkrahet nga publiku për projektet të cilat po sjell, andaj ka vendosur të mos ndalet duke paralajmëruar projekte muzikore për të ardhmen.

Ndërsa në një postim të fundit në Instagram, reperi ka bërë të ditur se do të sjellë një ‘freestyle’ të ri, ku edhe ka zbuluar datën, “15.05”, tha reperi.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat