Njihuni me 71-vjeçaren që numëron miliona ndjekës në TikTok

Mediale Vip

Njihuni me 71-vjeçaren që numëron miliona ndjekës në TikTok

Më: 3 maj 2021 Në ora: 16:08
Nancy Rocket

Shtatëdhjetë e një vjeçarja argjentinase Nancy Rocket, ka gati 3 milion ndjekës në rrjetin social TikTok dhe secili nga postimet e saj është parë qindra mijëra herë.

Ajo i lye flokët blu dhe rozë, kërcen energjikisht hip hop dhe reggaeton, ka bashkëpunuar me artistë si Camilo dhe nuk është një yll pop.

"Është dhurata më e mirë që mund të marr. Më parë, vetëm unë qeshja me shakatë e mia, dhe tani shiko, kaq shumë njerëz," i tha Rocket agjensisë spanjolle të lajmeve EFE, siç raportohet nga "La Razon" .

Rocket, një profesoreshë në pension e muzikës, thotë se gjithçka filloi në fillim të pandemisë së koronavirusit, gjatë së cilës TikTok, një platformë ku përdoruesit postojnë video të shkurtra, u bë e njohur.

Me të qeshurën e saj infektive, Rocket shpejt magjepsi të gjithë ata që shikuan videot e saj të para, megjithëse ajo pranon se në fillim nuk dinte si t'i fshinte ato.

Klikimet  e postimeve të saj janë shumëfishuar kur Camilo, një këngëtar, filloi të postonte video të shkurtra me të.

"Ai më tha 'dua ta këndosh këtë këngë me mua', dhe unë iu përgjigja" në rregull, do të mësoj tekstin . Ai thotë se unë jam Tik tok-sja e tij i preferuar", tha Rocket me një të qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat