Dalin fotot duke u puthur me një tjetër, si mbrohet Diletta Leotta!

Mediale Vip

Dalin fotot duke u puthur me një tjetër, si mbrohet Diletta Leotta!

Më: 4 maj 2021 Në ora: 22:51
Diletta Leotta, Ryan Friedkin

Diletta Leotta iu kthye keq mediave së fundi kur të gjithë nisën të pyesnin nëse moderatorja dhe aktori joshës turk me origjinë shqiptare, Can Yaman ishin ende bashkë.

Ajo kërkoi t`i respektohet jeta private, por vetëm pak pas shpërthimit të ashpër të saj në rrjetet sociale, e përjavshmja italiane “Oggi” publikoi ekskluzivisht fotot e saj duke u puthur me djalin e presidentit të Romës, Ryan Friedkin.

Prezantuesja u justifikua duke thënë se ato foto janë shkrepur në muajin dhjetor, pak përpara lidhjes me Can Yaman.

“Ato fotografi janë nga dhjetori. Isha beqare, 29-vjeçare, dhe nëse je beqare, mund edhe të flirtosh. Jam akoma me Can, isha në makinë me të pak më parë. Ka kufij që nuk duhet të tejkalohen dhe jeta private është një prej tyre. Unë nuk prisja që të botoheshin këto foto, madje, madje as nuk e imagjinoja që mund t’i kishin shkrepur”,- tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat