John Legend tregon arsyen e fortë pse Chrissy Teigen u largua dhe u kthye në rrjetet sociale

Mediale Vip

John Legend tregon arsyen e fortë pse Chrissy Teigen u largua dhe u kthye në rrjetet sociale

Më: 5 maj 2021 Në ora: 23:52
Chrissy Teigen dhe John Legenda

Në fillim të këtij viti, Chrissy Teigen njoftoi të gjithë fansat e saj se do të largohej nga rrjeti social “Twitter”. Ajo ka treguar arsyen e largimit nga ky rrjet social, duke vënë theksin tek negativiteti që ka marrë.

“Hey. Për më shumë se 10 vite, ju keni qenë bota ime. Sinqerisht ju kam borxh shumë për këtë botë që krijova. Është koha që të them lamtumirë. Kjo gjë nuk po më jep pozitivitet, por po më servon vetëm gjëra negative”, u shkreh Teigen.

Mirëpo, mungesa e saj nuk zgjati as një muaj dhe Chrissy u rikthye sërish! Duket se ajo është e fiksuar me këtë rrjet social dhe s’rri dot pa ndarë mendimet e aktivitetet e përditshme me ndjekësit e saj.

Së fundmi, partneri i supermodeles, John Legend tregoi se pse Chrissy kishte marrë këtë vendim dhe më pas ishte rikthyer sërish në “Twitter”. Këngëtari foli sinqerisht mbi atë që ai dhe gruaja e tij përballen çdo ditë duke qenë se janë figura publike.

“Shumë nga karriera e Chrissy është ndërtuar nga ndërveprimi i saj me njerëzit dhe njohja e audiencës së saj. Por ajo e kuptoi se i kishte marrë shumë malli fansat e saj dhe u rikthye”, shtoi John duke qeshur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat