E bëri baba për herë të dytë, ja kush është “gruaja e hekurt” që ndryshoi jetën e Pirro Çakos

Mediale Vip

E bëri baba për herë të dytë, ja kush është “gruaja e hekurt” që ndryshoi jetën e Pirro Çakos

Më: 9 maj 2021 Në ora: 13:23
Pirro Çako

Gati 5 ditë më parë u zbulua se kantautori Pirro Çako u bë baba për herë të dytë. Lajmin e bëri të ditur “Bordo” dhe u mësua se Pirro ishte bërë sërish baba i një djali, që është pagëzuar me emrin Amadeus.

Ky lajm i surprizoi të gjithë, sepse kantautori shfaqet shumë rrallë në intervista dhe nuk preferon të flasë në lidhje me jetën e tij private. Dy vite më parë u bë i ditur lajmi se Pirro kishte nisur një romamcë me një bjonde të re në moshë, por identiteti i saj nuk u bë kurrë i ditur. Mirëpo së fundmi “Panorama” ka mësuar se cila është “gruaja e hekurt”, që i bëri një dhuratë kaq të madhe Pirros dhe  bëri të ndryshojë mendim për jetën.

Pirro ishte shprehur më herët se nuk kishte plane për një fëmijë tjetër pas Anthony-t, por me nisjen e romancës së re gjithçka ka ndryshuar në jetën e tij. Është mësuar se partnerja e kantatutorit punon si kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend dhe është gati 20 vite më e re se ai. Vitin e shkuar çifti u fotografuan nga paparaci i gazetës “Panorma”, teksa po shëtsinin së bashku në ish-Bllok pas daljes nga karantina. Ata të dy ishin veshur shumë thjesht dhe të gjithëve ju ra në sy fakti se dukeshin shumë bukur bashkë si çift.

Lidhja e Pirro Çakos me partneren e re, u zbulua pak kohë më parë në një darkë VIP, të organizuar në Jug nga miku i gjeneratës së tij, Ardit Gjebrea, ku Pirro Çako kishte zgjedhur të shkonte çift. Në festën me stafin e programit “E Diela shqiptare” për të regjistruar puntatën e fundit për sezonin e kaluar, ai udhëtoi drejt jugut të Shqipërisë me bjonden shumë sharmante në krah.

Image
Pirro Çako me partneren
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat