Është pritur prej kohësh, Noizy zbulon surprizën e madhe që ka përgatitur për fansat

Mediale Vip

Është pritur prej kohësh, Noizy zbulon surprizën e madhe që ka përgatitur për fansat

Më: 13 maj 2021 Në ora: 17:40
Noizy

Kush do e donte një album të ri nga Noizy? Me siguri të gjithë fansat e reperit, ndaj Noizy ka vendosur që t’ua plotësojë të gjithëve dëshirën me një super projekt.

Ditën e sotme reperi ka bërë të ditur se ka gati një album të ri, që do të publikohet copëza copëza.

Noizy ka treguar se këngët do të publikohen çdo javë ose 10 ditë, ndërsa titulli i albumit do të zbulohet së shpejti. Për reperin ky është albumi më i preferuar deri më tani, ndaj të gjithë u bëmë super kurioz të mësojmë se ç’ka përgatitur këtë herë Noizy.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

“Albumi është gati… Dhe publikimi i këngëve do të bëhet çdo javë/10 ditë nga një super mega hit. Ky album është më i preferuari deri tani. Së shpejti titulli dhe track list”, shkruan Noizy në një postim.

Para disa ditësh u përfol se reperi do të vijë shumë shpejt në një bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Elgit Doda. Ky i fundit publikoi një fotografi nga studioja dhe përkrah saj shkroi:

“Another one ft Noizy”, duke mos dhënë asnjë detaj më tepër.

Para 6 vitesh, Noizy dhe Elgit Doda sollën për publikun bashkëpunimin e tyre të parë nën titullin “Vetëm ti je”, pjesëmarrëse në Top Fest. Pas këtij dueti, dyshja bashkuan përsëri forcat për një tjetër këngë të suksesshme me titullin “Pa mu”.

Image
Noizy
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat