JLo planifikon edhe një tjetër udhëtim romantik me Ben Affleck

Mediale Vip

JLo planifikon edhe një tjetër udhëtim romantik me Ben Affleck

Më: 14 maj 2021 Në ora: 22:55
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez vazhdon të jetë në kontakt çdo ditë me Ben Affleck prej pushimeve në Montana dhe dy zogjtë e dashuruar planifikojnë “ta shohin njëri tjetrin përsëri” pasi që ajo është e lumtur për ta përsëritur Bennifer 2021

“Jennifer është në kontakt me Ben çdo ditë”, ka thënë një burim për revistën People të premten.

“Ata janë duke planifikuar që ta takojnë njëri-tjetrin përsëri”, është thënë tutje në këtë shkrim.

Pas pushimeve në Montana, duket se çifti kanë gjetur zjarrin e dashurisë përsëri.

“Jennifer ende është shumë e lumtur për takimin dhe si ecën gjërat me Benin”, tha një shok i këngëtares dhe aktore.

“Për momentin ajo po e kalon kohën me fëmijët e saj në Miami. Ajo po ashtu është e zënë me punë, por takimet dhe kontaktet me Ben nuk do i lënë pas dore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat