Jason Derulo bëhet baba për herë të parë

Mediale Vip

Jason Derulo bëhet baba për herë të parë

Më: 19 maj 2021 Në ora: 11:21
Jason Derulo dhe Jena Frumes

Artisti i njohur dhe partnerja e tij sjellin imazhet e para të foshnjës.

Këngëtari i njohur Jason Derulo dhe partnerja e tij, Jena Frumes, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë.

Lajmin fillimisht e konfirmoi modelja me anë të një kolazhi fotografish në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo përmblodhi në një video javën e parë të foshnjës, që nga dhoma e spitalit e deri tek arritja e tij në shtëpi.

“Një paraqitje e shkurtër e javës sime të parë me mbretin tonë të vogël të shëndetshëm të pashëm. Jeta tani ka shumë më shumë kuptim dhe ndihem shumë mirënjohëse. Jam kaq shumë e dashuruar me këtë djalë të vogël, ai është gjithçka që kurrë nuk mund ta dija se më duhej kaq shumë 05/08/2021?”, shkruan ajo.

Në anën tjetër, i emocionuar që u bë baba, Derulo pak orë më parë solli një video në të cilën tregon se si e sollën djalin në shtëpi.

“Dita më e lumtur në jetën time, sjellja e djalit në shtëpi (Jason King Derulo). Ai është shumë me fat që ka një nënë heroinë kaq të kujdesshme”, shkroi ai.
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JENA (@jenafrumes)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat