Dafina Zeqiri lanson këngën e re të enjten

Mediale Vip

Dafina Zeqiri lanson këngën e re të enjten

Më: 19 maj 2021 Në ora: 16:32
Dafina

Këngëtarja sapo ka njoftuar përmes rrjeteve sociale.

Në profilin e saj zyrtar në Instagram ka postuar një promo të klipit.

Artistja shqiptare, zbuloi për fansat dhe ndjekësit e saj se të enjten në ora 19:00 do e publikojë këngën ‘Japa’ të paralajmëruar ditë më parë.

Rikujtojmë se, edhe ky projekt muzikor i Dafinës është pjesë e albumit të saj ‘Dafinëmoj’.

Ndryshe, komentet e shumta e vërshuan postimin e këngëtares duke e mirëpritur këngën e saj dhe sipas fansave aludohet se do jetë hit si shumë projekte tjera muzikore të këngëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat